Aeroplani me futbollistë u rrëzua pasi mbeti pa karburant
Shkaku kryesor sipas ekspertëve ka qenë mbarimi i karburantit.
Rrëzimi i avionit ka ardhur si pasojë e një “gabimi njerëzor”. Nga rindërtimi i ngjarjes, avioni i kompanisë LaMia është ngritur nga aeroporti i Santa Kruzit në Bolivi me sasinë e karburantit në limit.
Sasia e pamjaftueshme e benzinës ka qenë vetëm një nga parregullsitë e konstatuara nga hetuesit. Plani i fluturimit të kompanisë gjithashtu përcaktonte se avioni nuk mund të fluturonte në një lartësi më të madhe se 29 mijë këmbë, kur në fakt shumë herë gjatë fluturimit e ka kaluar lartësinë 30 mijë këmbë.
Si të mos mjafton kjo, avioni fluturonte me mbingarkesë. Ngarkesa maksimale e tij ishte 41.800 kg, ndërkohë kur është ngritur nga Santa Kruz avioni peshonte 42.148 kg.



