Mozzik dhe Loredana filmohen bashkë në Prishtinë

Mozzik dhe Loredana filmohen bashkë në Prishtinë

Reperi Mozzik dhe Loredana janë prej kohësh ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare.

Vitin e kaluar, dyshja në fjalë deklaruan se po e vendosin marrëdhënien e tyre në pauzë, për shkak të presionit të madh nga fama dhe opinioni publik.

Megjithatë ata i bën bashkë vajza e tyre, Hana, por duket se së fundmi fëmija nuk është e vetmja arsye që po i bën bashkë ish-çiftin e njohur.

Ata janë parë së fundmi duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës, ku më pas kanë takuar edhe miken e tyre të përbashkët këngëtaren Kida.

Telegrafi ka siguruar pamje nga momenti kur dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, duke lënë të dyshohet se ish-çifti kanë përmirësuar edhe më shumë raportet mes tyre.

Megjithëse janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ndajnë thuajse imazhe të shpeshta me ndjekësit nga përditshmëria e tyre, ata nuk publikuan as edhe një imazh nga nata e mbrëmshme e kaluar në të njëjtën tryezë pranë njëri-tjetrit.

Mozzik ka nxjerr në treg albumin e tij Mozzart, me të cilin ka pasur suksese të shumta, ndërsa Loredana edhe këtë vit është nominuar për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Çmimi i naftës rritet pasi Trump paralajmëron vazhdimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës rriten dhe tregjet bien pasi presidenti amerikan Donald Trump thotë se ShBA-ja…

Paralajmërimi për sulme nga Irani në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi për A2CNN lidhur me paralajmërimin e bërë dje se grupe…

27 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore…

Sot mblidhet Kuvendi, shqyrtohen edhe projektligje për marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 10:00. Në këtë seancë do të jenë në…

Mallorca me vlog special për Muriqin: Nga atmosfera në Prishtinë, deri te dëshpërimi pas ndeshjes

Klubi i kapitenit të Kosovës, Vedat Muriqit, Mallorca ia ka kushtuar një rëndësi të veçantë…

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat kohë…

Kusari publikon listën me kandidatët për anëtarë të KPM-së

Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar një listë me kandidatët për anëtarë të KPM-së.…

Albert Krasniqi: Kurti do ballafaqim me Osmanin kur është më i fortë politikisht, krizat skenar i mundshëm

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus tha se nga partia në pushtet “është skenar i mundshëm…