Kur Atifete Jahjaga la Policinë për Presidencën
Në prill të vitit 2011, Atifete Jahjaga ishte zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Gjeneralmajor Atifete Jahjaga Ishte kandidate e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së.
Jahjaga është zgjedhur gruaja e parë presidente e Republikës Së Kosovës.
Karrierën e saj e nisi në Policinë e Kosovës. Jahjaga ka ushtruar postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Një kohë ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.



