Sipas studimit të ri marihuana mund të bëjë mrekulli (Foto)
Disa hulumtues mendojnë se kjo drogë mund të dyfishohet si afrodiziak sipas studimit të ri të publikuar në magazinën Pharmacological Research të 21 nëntorit.
Njerëzit të cilët e ndezin para se “t’i hyjnë punës” raportohet se ndiejnë “efektin e afrodiziakut” në gjysmën e rasteve, derisa 70 për qind të shfytëzuesëve thonë se kanë përjetuar “përmirësim të kënaqësisë”, sipas një shqyrtimi të provave dhe studimeve paraklinike ku u përdorën njerëzit si subjekt, transmeton gazetametro.net.
Hulumtuesit nga Univerziteti i Cantania’s në Itali dhe Charles University dhe Masaryk University në Republikën Çeke nuk kanë vërejtur dallime të mëdha nëmes të mashkujve dhe femrave në këtë raporte, që do të thotë se marihuana mund të jetë përforcues të libidos pavarsisht nga gjinia e personit.

Kjo është substanca më të e përdorur e paligjshme, për mijëra vjet, njerëzit kanë dokumentuar efektin e bimës në funksionimin seksual. Megjithatë, ajo ka tërhequr pak interes nga komuniteti shkencor, pjesërisht për shkak se marijuana mbetet e paligjshme sipas ligjit federal amerikan dhe për këtë është e vështirë për hulumtim.
Ne nuk dimë se cili është saktësisht roli i kanabisit në seks. Mekanizmat që e bëjnë gishtërinjtë tuaj të lakohen rregullohen me sistemet e komplikuara psikologjike, neurologjike, dhe endokrinologjike.
Kur shfytëzuesi e thith marihuanën, kimikaljet e bimës udhëtojnë nëpër sistemin nervor për në tru dhe mbyllen në molekulat të quajtura receptorë kanbinoidë. Këto qeliza të vogla ndikojnë në kënaqësi, kujtesë, koordinim dhe njohje, ndërmjet funkcioneve tjera, e cila është arsyeja se pse ka ndikim të lartë në të menduarit dhe në sjellje. Pra, është e mundur që sistemi endokanabinoid të ndikon sjelljen seksuale.
Për qëllim të këtij hulumtimi, hulumtuesit vlerësuan një numër të kërkimeve për efektet e kanabisit në marrëdhënjet seksuale të kryera në vitet 1970 dhe 1980.

Në vitin 1970, Erich Goode, ish profesor i sociologjisë në Stony Brook University dhe autor, ka sugjeruar se përdorimi i vazhdueshëm, por jo i ashpër i marihuanës ishte shoqëruar me efektet e afrodiziakut në rreth 50 për qind të përdoruesëve të mbikqyrur dhe ka rritur kënaqësinë në rreth 70 për qind të subjekteve.
Në vitin 1983 studimi i publikuar në The Journal of Sex Research, hulumtuesit kryen një anketë të kryesisht heteroseksualëve, njerëzve seksualisht aktivë mbi ndjenjën e efektit të përdorimit të marihuanës në sjellje seksuale. Ajo që ata zbuluan i përkrahte rezultatet e Goode’it. Rreth gjysma e përdoruesëve treguan për dëshirë të rritur për partnerin seksual të cilin e njihnin, dhe mbi dy të tretat e subjekteve thanë se kanë ndier rritjen e kënaqësisë seksuale pas përdorimit të marihuanës.
“Shumica kanë ndier se marihuana ishte afrodiziak”, shkruan autorët e gazetës.
Përkundrazi, një studim i 1971 nga Universiteti i Kajros ku janë anketuar disa qindra meshkuj të cilët ishin dënuar ekskluzivisht për përdorimin e hashashit dhe ishin burgosur në burgjet egjiptiane mes viteve 1967 dhe 1968. Vetëm 23.8% e pjesëmarrësve raportuan se kanë konzumuar kanabisin, në mënyrë që të rrisin kënaqësinë seksuale.
Ishte diçka interesante.
Ishte me rëndësi se sa shpesh përdoruesit e tymosin atë. Tymosja e rreth 50 cigareve për gjashtë muaj ka treguar se është mirëbërës, derisa tymosja e më pak se një cigare në javë shkakton rënje dramatike në përmirësimin e efektit seksual, sipas hulumtimit të Goode’it për librin e tij “The Marijuana Smokers” (Përdoruesit e marihuanës).
Wayne Koff i cili sot shërben si drejtor ekzekutiv dhe kryetar i Human Vaccine Project, zbuloi në vitin 1974 se doza është faktor i rëndësishëm. Një cigare ishte stimulues seksual, derisa dozat më të mëdha u treguan të dëmshme për funkcionimim seksual, gjë që sugjeron “më pak është më shumë”
Një numër i faktorëve tjerë mund të ndikojë në rezultat. Efektet psikoaktive mund të lëvizin te personat për një spektër të arsyeve, duke përfshirë eksperiencën me substancë dhe nga pritja se si ata do të ndihen. Sasia e marihuanës në cigare mund të lëviz poashtu, por edhe përqindja e THC’së-përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit – në marihuanë shpesh është më i lartë tani sesa që ka qenë në vitet 1970 dhe 1980.
Konsumatorët duhet të presin që të gjejnë nëpër barnatore marihuana të markës së Viagra’s së shpejti. Studimet e kërkimeve në magazinën Pharmacological Reseaerch janë disa dekada të vjetra. Hulumtimet e mëtutjeshme janë të domosdoshme për të kuptuar se si kanabisi dhe seksi janë të përzier.
Ky do të ishte një lajm i mirë për gratë, të cilat kanë qenë mjaft të injoruara në arenën e mosfunkcionimit. Një pilulë e vogël roze e quajtur “Viagra e femrave” ka pranuar aprovimin nga Food and Drug Administration në vitin 2015, por ende kërkon kohë të zgjërohet nëpër konsumatorë.
Koha do të tregojë nëse marihuana do të jetë Viagra natyrale



