Matthaus: Goli i Shaqirit, më i bukuri në Euro 2016

Matthaus: Goli i Shaqirit, më i bukuri në Euro 2016

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol spektakolar kundër Polonisë. Edhe pse Zvicra u largua nga EURO 2016, ky gol po vlerësohet si goli më i bukur i këtij kampionati.

Vlerësimi për këtë gol ka ardhur nga legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus.

“Goli i Xherdan Shaqirit është më i bukuri i shënuar deri tani në Euro 2016” ka thënë Matthaus

Kampioni i botës në vitin 1990 këtë e ka shprehur në Facebook.

Shpërndaje në: