Zyrtare: Kosova me trajner të ri

Zyrtare: Kosova me trajner të ri

Me këtë rast, siç njofton zëdhënësi, Latif Demolli, shtëpia e boksit kosovar e ka zgjedhur trajnerin Shefki Bogujevci si selektor të seniorëve, kurse trajneri i suksesshëm në arenën ndërkombëtare me Donjeta Sadikun, Besim Brahimi, është zgjedhur selektor në konkurrencën e femrave.

FboxK gjithashtu njofton se selektorin e boksierëve juniorë dhe të rinj, ky institucion do t’i emërojë në mbledhjen e ardhshme të Bordit, e cila do të mbahet gjatë vitit 2017.

Boksi kosovar synon suksese të reja gjatë vitit që po vjen, ku e presin shumë aktivitete. Pa dyshim, suksesi më i madh i boksit kosovar ishte titulli i kampiones së Evropës për të reja, që e fitoi boksierja nga Gollaku, Donjeta Sadiku. /Zëri/

bogujevcii

Shpërndaje në: