Infermierja burrë, kondukteri gru: Profesionet që po thyejnë paragjykimet gjinore në Kosovë
Tregu i punës në vend ka bërë që paragjykimet e forta gjinore të sfidohen, edhe pse ende jo aq seriozisht sa do të duhej.
Stereotipet gjinore, në një shoqëri si e jona janë të dukshme në shumë profesione. Ka shumë profesione që shoqëria i ka “ndarë” vetëm për gjininë mashkullore dhe disa të tjera, për gjininë femërore.
Blog.cake.hr, shkruan se diskriminimi gjinor e gjen veten në të gjitha sferat e jetës sonë, por manifestohet kryesisht në zgjedhjet tona të jetës. Veçanërisht zgjedhjet e karrierës. Për vite, burrat dhe gratë kanë gravituar drejt punëve selektive për faktin e vetëm se ato ishin një punë e konsideruar e grave / burrave.
Pavarësisht industrisë, gratë mbajnë më pak pozicione drejtuese. Nga CEO të kompanive Fortune 500, gratë numërojnë vetëm 24 prej tyre. Kjo nuk ndryshon për kompanitë më të vogla dhe rolet e tjera drejtuese brenda tyre. Këto numra na tregojnë se ekziston një problem real me të cilin duhet të përballemi në lidhje me gjininë në vendin e punës.
Ardita Krasniqi, studente e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, tregon historinë e saj, rreth zgjedhjes së studimeve dhe paragjykimeve që i ka hasur.

Ajo shprehet e lumtur me zgjedhjen që ka bërë, sepse gjithmonë ka qenë e interesuar në pjesën e teknologjisë. Jeta si inxhiniere e bën të jetë më kreative, ofron fleksibilitet të madh, pagë të mirë dhe mundësinë për të bërë ndryshime në botë. Ndërsa, sa i përket stereotipeve gjinore, rreth zgjedhjes së profesionit, edhe ajo pranon se i ka ndjerë ato, por që asnjëherë nuk kanë ndikuar në planet dhe synimet e saj.
“ Paragjykimi i vajzave për zgjedhjen e një drejtimi të tillë për të studiuar më ka shoqëruar që nga fillimi. Sa herë që më kanë pyetur se çka studioj, replika e parë e tyre ka qenë “Pse? Më mirë me pas studiu diçka tjetër që është më e përshtatshme për vajza!” . Seksizmi i ngatërruar, sidomos në Kosovë, ka tendencë t’i dërgojë vajzat larg teknologjisë dhe Inxhinierisë para se ato të fillojnë. Psh: si fëmijë sa herë kemi pas probleme në shtëpi me kompjuterin apo pajisje elektrike, asnjëherë s’kam dëgjuar se për rregullimin e tyre është ardhë një vajzë që punon në profesionin e tillë”, shprehet ajo.
Por, për Arditën , paragjykimet e tilla e kanë bërë që ta dojë dhe t’i përkushtohet edhe më shumë profesionit.
Sipas, BBC, hulumtimet dhe historitë mediatike janë të shumta me shembuj se si stereotipet gjinore dëmtojnë gratë udhëheqëse. Një menaxhere grua ka më pak të ngjarë të merret seriozisht nga njerëzit që punojnë për të.
Studimet e mëparshme kanë treguar se këto stereotipe – të cilat formojnë pritjet tona nëse një burrë apo një grua është një “më e përshtatshme” për një punë të caktuar – janë të fuqishme sepse ato mund të paragjykojnë një mori rezultatesh të punësimit. Për shembull, ato ndikojnë në shanset që një burrë ose një grua të aplikojnë për punë, që ai ose ajo të punësohet, pagesa që secili do të marrë dhe madje vlerësime të performancës që përcaktojnë ngritjet në detyrë.
Edhe, Donjeta Kelmendi Shabani, konduktere në Trafikun Urban, shprehet se i ka ndjerë steriotipet për zgjedhjen e profesionit

“Kam qenë e paragjykuar si nga nje pjese e familjes ashtu edhe nga shoqeria perderisa është e vërtetë që ka qenë profesion që është praktikuar vetëm nga meshkujt, si nje rregull i pa shkruar e pse mos ta ndryshojmë ne atë rregull.”, thotë ajo.
Por, kondukterja tregon se sa i përket stafit kanë qenë gjatë gjithë kohës shumë mikprites dhe të sjellshem. E njëjta vlen edhe për qytetaret, e sidomos nga gjnina femërore
“ Por, kemi qenë paksa te paragjykuara nga ana e menshkujve, sidomos moshat e reja”, shprehet kondukterja Kelmendi Shabani .
Michaelpage, shkruan se 4 në 5 fëmijë mendojnë që bankimi është punë e burrit dhe infermieria është e një gruaje .
Sipas një studimi të kryer në Ditën Ndërkombëtare të Grave, disa vizatime të fëmijëve, zbuluan stereotip të rëndësishëm gjinor.
Studimi zbuloi se fëmijët e vegjël në Mbretërinë e Bashkuar kanë stereotipe gjinore kur bëhet fjalë për role specifike të punës. U dorëzuan vizatime nga mbi njëqind fëmijë të moshës 7-11 vjeç. Secilit fëmijë iu kërkua të vizatonte një infermiere, një ndërtues, një avokat dhe një bankier, si dhe punën që ata aspirojnë të kenë kur të rriten. Aty ku gjinia ishte e identifikueshme, vizatimet treguan një devijim të 81% e fëmijëve tërhoqën infermieret si femra;
88% e fëmijëve vizatuan ndërtuesit si meshkuj;
80% e fëmijëve vizatuan bankierë si meshkuj;
65% e fëmijëve vizatuan avokatë si meshkuj, duke e bërë atë më të ekuilibruarin gjinor nga të katër profesionet
Gjetjet tregojnë një brez që po rritet në një botë që mendon përpara, por qartë po trashëgon stereotipet e vjetruara gjinore.
Infermia, ka qenë deri vonë profesion që është dominuar nga gjnia femërore. Por, kohëve të fundit është një degë që po studiohet shumë edhe nga gjinia e kundërt.
Për, Ard Meshkon , student i Infermirisë, zgjedhja e këtij profesioni ka ardhur për arsyje të mundsisë të vazhdimit të karrieres për një jetë jashtë vendit. Sepse, sipas tij, përfitimet në vendin tonë janë jo shumë të mëdha, mirëpo përfitimi nga kjo fushë në shtetet tjera është mjaft i mirë.
Sa i përket, stereotipeve gjinore, Ardi thotë se nuk i ka ndjerë për zgjedhjen e profesionit.
“ Jo, nuk kam ndjerë paragjykim nga shoqëria , mirepo paragjykimi ka ardhur nga familja jo e ngushtë , jo per shkaqe se e kam zgjedh këtë profesion por për shkaqe se jam fëmiju i madh i familjës e duhej angazhim tjetër pa vazhduar shkollim , pra menjëherë në punë”, ka shtuar Ardi.
Kurse,sipas të dhënave, nga ASK, shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2019 është 30.1%.
Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.2%, ndërsa punësimi te femrat është 13.9%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53.0% të tyre. Ndërsa, meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 46.3%
Viola Korça



