Liverpool mposht Stoke City (Video)

Liverpool mposht Stoke City (Video)

Ndeshjen e nisi më mirë Stoke që shënoi me anë të Jonathan Walters që në minutën e 12-të.

Por Liverpooli si në çdo ndeshje të këtij sezoni nuk u ngut dhe ktheu gjithçka brenda pjesës së parë.

Fillimisht shënoi Adam Lallana në minutën e 35-të, ndërsa pak minuta më vonë shënoi edhe Firminho një gol të jashtëzakonshëm.

Në pjesën e dytë Liverpooli nuk u ndal.

Ishte Gianelli Imbula që shënoi në portën e tij pas një aksionin të bukur të ‘The Reds’.

Pët ta mbyllur ndeshjen u kujdes Daniel Sturridge që me tu futur në lojë la shenjën e tij.

Ai ka pranuar një top të kthyer gabimisht nga mbrojtja dhe ka kaluar edhe portierin me shumë qetësi për të shënuar për 4-1.

Liverpooli pas kësaj fitoreje ka 40 pikë, ndërsa Stoke City ka 21 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=HYy5gMNOtQg

 

Shpërndaje në: