Pasi e hedhin në gjyq, këngëtari kërkon trajtim si Donald Trump!

Pasi e hedhin në gjyq, këngëtari kërkon trajtim si Donald Trump!

Ai nuk dëshiron që media të fusë në dorë videon e rrëfimit të tij gjyqësor dhe kërkon që publikimi të bllokohet ligjërisht.

Motivimin ai e ka marrë nga Donald Trump, i cili ka bërë të njëjtën gjë dhe nëse diçka e tillë mund të bëhet për Presidentin e ardhshëm të Amerikës, atëherë pse jo për të? Bëhet fjalë për padinë që Justin iu bë nga fqinji i tij, shtëpinë e të cilit e kishte qëlluar me veze, madje edhe i kishte pështyrë atij përsipër. Fqinji pretendon se artisti 22 vjeçar e ka terrorizuar dhe përveç dëmeve e ka paditur këtë të fundit edhe për stres emocional.

Por Justin mendon ndryshe pasi jo vetëm thotë që i ka paguar 90 mijë dollarë për dëmet, por akuzat për stresin janë broçkulla.

Dhe përveç kësaj, avokati i tij ka cituar pikërisht rastin e Trump për të mbajtur gjithçka larg syve të mediave, me arsyetimin që privatësia në çështjet gjyqësore duhet respektuar. Justin Bieber ka bërë një kërkim të veçantë. Të shohim nëse ligji është i barabartë për të gjithë.

Shpërndaje në: