Ky është lajmi i ditës për tifozët e Milanit
Mediat italiane shkruajnë se portieri i talentuar i ‘rosonerëve’, Gianluigi Donnarumma do të mbetet në San Siro.
Madje, Corriere dello Sport shkruan se i riu është shumë afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës.
Është spekuluar shumë kohëve të fundit se Donnarumma mund të largohet nga Milani, madje Juventusi shihej si destinacioni i ardhshëm i tij, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë. /Periskopi.com



