Jo vetëm Messi, edhe ky lojtar është më i mirë se Ronaldo
Në një intervistë për tabloidin britanik “Daily Mirror”, Crerand theksoi se janë golat dhe performanca në lojë që tregon hapin e njëjtë të Ibrës me Messin, shkruan “Goal.com”.
Sipas tij Ibra është padyshim lojtari më i mirë në botë pasi në këtë sezon ai ka shënuar 50 gola, një më pak se Messi dhe 6 më shumë se Ronaldo.
“Ibrahimovic është një lojtar i jashtëzakonshëm. Këtë nuk e them unë por e thonë shifrat dhe golat që ka shënuar gjatë vitit 2016. Mund të them me bindje se ai është i barabartë me 5 herë fituesin e ‘Topit të Artë’, Lionel Messin. Nëse ti pyet kush është lojtari më i mirë në botë atëherë të gjithë do të thonë Messi por unë nuk jam dakord pasi gjatë këtij sezoni Ibra ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm duke shënuar plot 50 gola një më pak se Messi dhe 6 më shumë se Ronaldo”, u shpreh ai.
Kujtojmë që 35-vjeçar mund ta kalojë Messin pasi ka edhe një ndeshje të mbetur për vitin vitin 2016 atë kundër Middlesbroughn në ‘Old Traffort’./albeu.com/



