Guardiola i shpallë luftë Barcelonës
“Qytetarët” janë të interesuar për Julian Weigl.
Klubi Katalanas prej kohësh interesohet për talentin e ri te Borussia Dortmund, i cili vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2021.
“The Sun” shkruan se edhe Guardiola dëshiron ta ketë 21-vjeçarin në skuadër, duke qenë se cilësitë e tij pëlqehen nga trajneri katalanas.
Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë për mesfushorin gjerman, pasi dihet që për një klub si City paratë nuk janë asnjëherë problem.



