Djali i Ronaldos, i mërzitur teksa shikonte ndeshjen Kroaci – Portugali
Djali i Cristiano Ronaldos ndodhej në stadium, për ta përcjellur babain e tij në ndeshjen Kroaci – Portugali.
Cristiano Jr dukej i mërzitur në tribuna, teksa po e ndiqte ndeshjen monotone dhe pa raste shënimi mes Kroacisë dhe Portugalisë.
Goal shkruan se në bazë të pamjes së tij, ai dëshironte që në ato momente të ishte diku tjetër, e jo duke e përcjellur këtë takim.



