Fillon referendumi i parë në Kosovë, Dubrava vendos për ndërtim të xhamisë

Fillon referendumi i parë në Kosovë, Dubrava vendos për ndërtim të xhamisë

Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës kanë votuar për herë të parë në një referendum në Kosovë. Referendumi mbahet rreth ndërtimit të xhamisë në fshatin Dubravë.

Nga ora 07:00 është hapur qendra e votimit në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në fshatin Sallagrazhdë, shumë pranë Dubravës, transmeton TherandaPost.

Sipas zyrtarëve nga Komuna e Suharekës, deri tash ka pasur interesim të madh nga ana e banorëve për të votuar në referendum.

Procesi do të përfundojë në ora 19:00, e më pas pritet të shpallen rezultatet e këtij referendumi të parë në Kosovë.

 

Shpërndaje në: