Legjenda e futbollit në spital, u përfshi në rrahje
Ish ylli i Anglisë, Paul Gascoigne ka përfunduar në spital me plagë në kokë pasi u rrëzua në shkallë gjatë një rrahje të martën mbrëma, raportojnë mediat britanike, përcjell “lajmi.net”.
49-vjeçari u kacafyt në hotelin Ace in Shoreditch, Londër.
Gascoigne akuzohet se kishte fyer disa persona të pranishëm, para se ta pësonte keq duke u shtyrë shkallëve nga njëri prej tyre.



