Rusia u përfshi në skandalin e dopingut

Rusia u përfshi në skandalin e dopingut

Drejtoresha e Agjencisë ruse të Antidopingut, Anna Antseliovich, ka thënë se ky skandal ishte pjesë e një programi të institucioneve shtetërore, gjatë viteve 2011 deri 2015.

Mendohet se nga ky program kanë përfituar mbi 1000 atletë rusë. Ajo po ashtu tha se në këtë skandal nuk ishin përfshirë zyrtarët e lartë të qeverisë ruse.

Kurse Vitaly Simon, i caktuar nga presidenti Vladimir Putin ta reformojë sistemin e antidopingut, u shpreh se janë bërë gabime të qëllimshme sa ishte ministër i Sportit dhe president i Komitetit Olimpik.

Mendohet se për t’i ikur detektimit të substancave të dopingut është përdorur kafe dhe kripë, kurse eventet sportive të ndikuara nga ky skandal janë kryesisht olimpiadat.

Shpërndaje në: