Si të ngroheni pa harxhuar energji
Mbrojini këmbët dhe kokën – Vishni çorape të trasha dhe vendosni kapelë.
Shmangni veshjet sintetike – Ato do ju djersitin dhe do e keni ftohtë sapo të dilni jashtë.
Konsumoni produkte kalorike – Proteinat dhe produktet që përmbajnë niseshte e ndihmojnë trupin të prodhojë ngrohtësi.
Preferoni pijet e nxehta – Çaj, kafe, supë apo çokollatë, kënaqeni veten dhe qëndroni ngrohtë.
Natën, shishja me ujë është mikesha më e mirë – Uji i ngrohtë do ju ngrohë dhe do ju mundësoje një gjumë të mirë.
Përfitoni nga dielli – Kur bën kohe e mire dhe kur dielli ndriçon, përfitoni për të hapur grilat dhe perdet.
Mbrojini dritaret – Kur koha është e keqe mirë është të vendosni një palë perde të trasha.
Mbyllini dyert – Kjo do ju ruajë një ambient të ngrohtë.
Tapeti është jeta – Jo vetëm nëpër dhoma, por edhe në tualet duhet të vendosni copa të përshtatshme tapeti që këmbët tuaja të jenë sa më të ngrohta.Përveç të tjerat tapeti ngroh edhe gjithë ambientin.



