Çka po ndodh me futbollistin e Juventusit?
Ai u huazua në verë te klubi anglez West Ham United, por as te kjo skuadër nuk po arrinë të gjejë formën.
Prandaj, ai pritet të largohet nga Upton Park në afatin kalimtar të janarit dhe destinacioni i radhës thuhet të jetë La Liga spanjolle.
Lajmi është bërë i ditur nga babai i tij, i cili tha se për djalin e tij interesohen disa klube.
“Aventura në West Ham ka përfunduar dhe ne jemi duke shikuar opsionet tjera për të ardhmen”, deklaroi ai.
“Jemi duke biseduar me Valencian por ka edhe opsione tjera që jemi duke konsideruar”, theksoi ai. /Periskopi.com



