Çka po ndodh me Schumacherin?

Çka po ndodh me Schumacherin?

Sot janë bërë tri vjet nga aksidenti i Michael Schumacherit.

Por, ende nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Ish-kampioni i shumëfishtë i Formulas ishte duke skijuar me djalin e tij Mick, kur më 29 dhjetor, 2013, ishte përplasur fort për një shkëmb.

Shtatë-herë kampioni i botës ishte në gjendje kome – nga e cila doli gjashtë muaj më vonë. Ai raportohej se shpenzonte rreth 120 mijë euro në javë për trajtim pasi vazhdoi shërimin në shtëpinë e tij në Gjenevë, Zvicër.

Që nga ajo kohë 47-vjeçari ka shitur anije personale, shtëpi e shumë gjëra të tjera të vlefshme, përcjell “lajmi.net”.

Kohëve të fundit nuk kanë qarkulluar njoftime nga familjarët e tij lidhur me gjendjen më të re të garuesit të famshëm.

Shpërndaje në: