Pesë klubet me më së shumti tifozë në Itali
“Bianconerët” janë skuadra me numrin më të madh të tifozëve në Itali, sipas një hulumtimi nga “Sports Fans”.
Gjiganti nga Torino udhëheq me 8.316.000 tifozë në Itali, e ndjekur nga Milan, Inter, Napoli dhe Roma, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, rritjen më të madhe në pesë sezonet e fundit e ka shënuar Milan që ka kaluar nga 1.809.000 më 2011 në 2.910.000 më 2016.



