Pas “sakicës”, Kurti me Bulliqin dalin në pazar dhe këqyrin “boksa hekuri”, “thika” etj.

Pas “sakicës”, Kurti me Bulliqin dalin në pazar dhe këqyrin “boksa hekuri”, “thika” etj.

“Bishti i sakicës” ishte një frazë e re me të cilën kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i goditi kundërshtarët e tij politik – e që u raportua dje. Por sot, ai duket krah Albin Kurtit në një fotografi interesante – ndoshta në tregun e këtij qyteti. 

Bulliqi në fotografinë që nuk dihet nëse është autentike duket i qeshur, ashtu edhe si lideri i tij derisa ecën ndanë një tezge ku po shiten gjëra të çuditshme si “boksa hekuri”, “dylbi”, “kallëp ku futet revolveri”, “thika” e të tjera.

Për dallim nga Buliqi, kryetari i partisë së Albin Kurtit, Albin Kurti, duket se i sheh më me interes këto gjësende, shkruan Periskopi.

Mbetet të shihet se si do ta transformojë të kuptuarit e Kurtit mbi dhunën në shoqërinë tonë një shfaqje e tillë në tregun e Podujevës.

Nuk dihet nëse kjo fotografi është autentike!

 

Shpërndaje në: