Messi për Maradonën: Ai është i pavdekshëm
Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Lajmet nga Argjentina tashmë janë konfirmuar se ai momentet e fundit të jetës i ka kaluar në shtëpi të tij.
Për vdekjen e Maradonës, ka reaguar edhe gjashtë herë futbollisti më i mirë në botë, bashkëatdhetari i tij Lionel Messi.
“Ai na la por nuk ka shkuar askund sepse Diego është i pa vdekshëm”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.



