16 deklaratat më fascinuese për Maradonën nga njerëzit e futbollit

16 deklaratat më fascinuese për Maradonën nga njerëzit e futbollit

Diego Maradona përgjithmonë do të mbahet mend si një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit dhe për shumë më i miri madje.

Maradona ishte lojtari i parë që theu rekordin botëror të transferimeve dy herë, dhe pavarësisht se nuk fitoi shumë trofe me klubet gjatë karrierës së tij, ai inspiroi Argjentinën drejt Kupës së Botës më 1986, duke shënuar një gol sensacional kundër Anglisë që më vonë u votua si ‘Goli i Shekullit’, transmeton Periskopi.

Më poshtë 16 deklaratat më të mira për ish-lojtarin e Boca Juniors, Napolit dhe Barceloës.

Gary Lineker

”Kur Diego shënoi kundër Anglisë, më erdhi të duartrokas, kurrë nuk isha ndjerë më herët ashtu, por është e vërtetë… dhe jo vetëm sepse ishte një ndeshje aq e rëndësishme. Ishte e pamundur të shënohej një gol kaq i bukur.

”Ai është lojtari më i madh i të gjitha kohëve, me distancë. Një fenomen i vërtetë.”

Zico

”Më i miri nga të gjithë, pa diskutim. Në gjeneratën time, epokën time, ai ishte thjesht më i miri. E pashë Maradonën të bënte gjëra që edhe Zoti do të dyshonte se janë të mundura.

”Ai gjithmonë kishte dikë që e markonte, ai gjithmonë kishte dikë që mbahej në të dhe prapë dhuronte magji. Gjeni.”

Lionel Messi

”Nëse dikush më inspiroi, padyshim ishte Maradona.”

Marcel Desailly

”Lojtari më i mirë që kam parë në jetë. Ai bëri gjëra që nuk dukeshin të mundura për njerëzit. Kur ishte në krye të detyrës dhe madje pa u stërvitur shumë, ai gjithmonë ishte në formë, thjesht e pamundur të kontrollohej.

”Ai vendoste ndeshje i vetëm, duke bartur skuadra mesatare si Napoli dhe Argjentina më 1986 drejt lavdisë. Një gjeni.”

Liam Gallagher

Cka i ishte thënë Gallagherit nga një prezantues në një aheng: ”Maradona më tha mua të iu them juve, nëse largohesh me ndonjërën nga k*rvat e tij, do të urdhërojë të shtëna në ty.”

Gianfranco Zola

”Isha shumë me fat që isha bashkëlojtari i tij dhe luajta me të, poashtu që shikova atë duke u stërvitur cdo ditë. Gjërat që ai bënte! Ishte dhe gjithmonë do të jetë unik.

”Jashtë fushës, gjithmonë më pëlqente thjeshtësia e tij. Ishte Maradona, por me skuadrën dukej si një djalosh i zakonshëm si ne të tjerët. Ai aspak nuk sillej si yll futbolli.”

Jose Mourinho

Me të në top, nuk e dinit ku do të përfundonte dhe ku fillonte topi.”

Jorge Valdano

”Përtej gjithckaje tjetër, asnjë top nuk kishte eksperiencë më të mirë se kur ishte në këmbën e tij të majtë.”

John Barnes

”A frikësonte mbrojtësit? Ai frikësonte absolutisht të gjithë! Ju nuk do të luanit kundër tij.”

Terry Butcher

”Lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë, kilometra para të gjithë të tjerëve. Thjesht nuk mund t’i afrohesha – krejt cka pashë ishte numri 10!”

Eric Cantona

”Maradona gjithmonë do të jetë më i madhështori.”

Julio Grondona, presidenti i Federatës Argjentinase

”Në Argjentinë, futbolli është para dhe pas Maradonës.”

Francisco Cornejo, trajneri i Maradonës në rini

”Ai ishte nga një planet tjetër. Ishte ndryshe.”

Manuel Vazquez Montalban, gazetar spanjoll

”Maradona mishëroi mistikën e revolucionit të klasës punëtore: larg dhe kryelartë si vitet 1980″

Luciano de Crescenzo, gazetar italian

”Karakteret më të rëndësishme në mitologji ishin (zotët grekë) Apollo dhe Dionisi. Apolli përfaqësonte arsyen dhe Dionisi përfaqësonte emocionin.

”Ata që e njihnin Maradonën kuptojnë se ai ishte më i keqi nga Apollo, por më i miri i Dionisit.”

Diego Maradona

”Kam punuar shumë gjithë jetën për këtë. Ata që thonë se nuk meritoj asgjë, se gjithcka erdhi lehtë, mund të ma puthin b*thën.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: