Man City siguron kualifikimin në fazën tjetër të CL me një fitore të vështirë në Greqi
Manchester City ka siguruar fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues, pasi mposhti minmalisht, 1-0, si mysafir Olympiacos Piraeus, të mërkurën mbrëma.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Phil Foden në minutën e 36-të, pas një asistimi nga Raheem Sterling në zonë.
Me këto tri pikë, City grumbullon 12 pikë dhe siguron matematikisht kualifikimin në fazën tjetër nga Grupi C, ku kryeson me 12 pikë nga katër ndeshje. /Periskopi.com/



