Një minutë heshtje: Kështu nderohet Maradona në Champions League
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve sonte filluan me nderimin e të ndjerit, Diego Maradona.
Në këtë mënyrë, klubet më të mëdha në Evropë i dhanë nderime shtesë burrit të madh, për të cilin respekti po vjen nga e gjithë bota.
Borussia Monchengladbach dhe Shakhtar zhvilluan ndeshjen në një orar më të hershëm, por gjermanët arritën të organizoheshin për të nderuar me një minutë heshtje Maradonën.
Lojtarët e Inter dhe Real Madrid po ashtu bënë të njëjtën gjë, pa harruar edhe ndeshjet tjera të Ligës së Kampionëve.




