Liverpooli shokohet nga Atalanta midis ‘Anfield’, luftë e zjarrtë për dy pozitat e para në Grupin D
Atalanta ka mposhtur Liverpoolin si mysafire në ‘Anfield’ me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit D në Champions League.
Ishte Josip Ilicic ai që i pari shpartaolli mbrojtjen e ”Të Kuqve”, duke shënuar pas një krosimi brilant në zonë nga Gomez në minutën e 60-të, transmeton Periskopi.
Vetëm katër minuta më vonë, mbrojtja e Liverpoolit u ekspozua përsëri pas disa kombinimeve të bukura të kundërshtarit.
Gosens ishte ai që realizoi.
Pas kësaj fitoreje, Atalanta grumbullon shtatë pikë dhe zë pozitën e tretë në grup, me pikë të barabarta me Ajaxin që zë vendin e dytë, teksa Liverpooli ka dy pikë më shumë në vendin e parë. /Periskopi.com/



