Superligë, Drenica dëshiron të ndalë Ballkanin
Sot luhet ndeshja e xhiros së 14-të në kuadër të Superligës së Kosovës ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit.
Pas fitores në ndeshjen me Llapin me rezultat 4-2, Ballkani qëndron në krye të tabelës me 29 pikë, dy më shumë se Drita e cila barazoi me Feronikelin.
Ndërsa Drenica kërkon të këndellet nga humbja të cilën e pësoi në udhëtim nga Gjilani me rezultat 1-0.
Djemtë e Ismet Munishit kërkojnë të mbajnë kreun e tabelës dhe të shkëputen me pikë nga pozita e dytë, ndërsa Drenica qëndron në vendin e pestë.
Ndeshja pritet të fillojë në orën 13:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu.



