E PABESUESHME: Presidenti Trump i qet Vulë Presidenciale tavolinës së vogël të Avdullah Hotit (Foto)
Për një president amerikan të obsesionuar me madhësinë – duart e tij, pasuria e tij, turmat e tij – Donald Trumpi bëri një kthesë të guximshme të enjten mbrëma duke iu adresuar kombit amerikan nga një tavolinë që dukej e dizajnuar për një xhuxh – shkruan The Guardian.
Në atë fjalim nga ajo tavolinë e vogël, Trumpi tha që do ta linte Shtëpinë e Bardhë nëse kolegji elektoral vendoste për Joe Bidenin.
Por, tavolinën në fjalë – ne kosovarët, e edhe serbët – e kemi parë edhe më herët.

Në një tavolinë të tillë të vogël ishte ulur edhe kryeministri ynë Avdullah Hoti në njërën anë, ndërsa në tjetrën ishte ulur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Periskopi.
Por, talljet ndaj Trumpit po vijnë nga të gjitha anët.

Është e njëjta tavolinë, por pa vulën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktori i famshëm Mark Hamill shkroi në Twitter: “Nëse sillesh mirë… ndoshta do të ftohesh në ndonjë tavolinë të rriturish.”
“Kam menduar se kjo pikturë ishte photoshop, por jo, është veç një simbolikë qesharake. Duar të vogla, dhe një shpirt pafundshmërisht i vogël.” /Periskopi



