Kjo bukuroshe është imazhi më i ri i ‘The Voice’ (Foto)
Për të është shkruar edhe më parë në faqen zyrtare të spektaklit, por tani është mësuar qartësisht roli që ajo do të ketë brenda tij.
Fjoralba, e cila vazhdon studimet për stomatologji dhe gjithashtu është e angazhuar në biznesin e familjes së saj, nuk e lë asnjëherë pas pasionin për muzikën dhe sportet e ndryshme që praktikon.
Këtë vit, ajo do të jetë korrespondentja për The Voice Online. Me ëmbëlsinë që e karakterizon, do të transmetojë tek publiku të rejat më të fundit për sa i përket konkurrentëve, trajnerëve dhe çdo gjëje tjetër që duhet të dini.
Për të qenë më në kontakt me të, Fjoralba do të jetë në të gjitha faqet zyrtare të ‘The Voice of Albania’, në WEB si dhe në Mediat Sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe Snapchat./TCh/




