E mrekullueshme çfarë thonë gishtat e dorës, për karakterin tuaj
Forma jonë e duarve thotë shumë për karakterin të cilin ne e kemi sipas Kay Packard nga Akademia Amerikane e analizës së duarve, madje ata kanë ardhur në përfundim se secili gisht ka kuptimin e veçantë të tijë.
1.Hapi i parë që duhet të bëni është të përcaktoni dorën më të fuqishme tuajën
Kjo është shumë e thjeshtë, sepse secili prej nesh ose është majtak ose është djathtist, dora e fuqishme përcakton cilësitë e juaja në punë dhe si person, ndersa dora tjetër përcakton sjelljet karshi personave më të dashur.
2.Përcaktoni gishtat tuaj më të fortë dhe më të dobët
Secili prej nesh ngjajshem sikur me dorën ka edhe gishtat e tij të që janë më të fuqisëm, dhe sa më të fuqishëm që gishtat janë aq më shumë thone për personalitetin tuaj, nëse gishti është I kërrysur krahs të tjerëve dhe nuk mund të bëje gjëra të ndryshmë atëherë është I dobët, nëse një gisht është i gjatë dhe i drejtë atëherë është i forte.
- Një gisht i fortë në dorën tuaj kryesuese, thotë se ju jeni duke luftuar për sukses në profesionin tuaj.
- Gishti tregues dhe i fortë tregon për forcën në karakter dhe zgjuarësi.
- Gishti i mesëm është përgjegjësia, efikasiteti, rritja dhe dituria.
- Gishti juaj i unazës është vetë shprehja juaj artistike.
- Gishti juaj i vogël përshkruan aftësinë tuaj komunikative.
Shmbull, nëse ju keni gishtin tregues dhe të mesëm të forte, në dorën tuaj kryesuese atëherë ju me siguri jeni i saktë, pergjejgës i cili nuk është i gatshëm për të përmbushur vetëm ambiciet e tij\saj.
- Një gisht i rrumubullakët flet për dëshirën që keni për të qenë në paqe me të tjerët dhe frikën se kjo nuk do të miratohet.
- Gishti katrorë dhe i sheshtë tregon se ju jeni preciz dhe nuk ju pëlqjnë pasiguritë.
- Gishti në formë të lopatës, këshilla të plota, tregon për zgjuarësinë dhe mospëlqimi per të qenë jashtë rrugës tënde.
- Një formë e mprehtë tregon se ju nuk preferoni aktivitetet praktike por ato të pazakonta dhe të të fshehta.
Shikoni hapësirën midis gishtave tuaj
Vendosni dorën tuaj në një sipërfaqe te rrafshët.
- Nëse gishtat e juaj janë larg njëri tjetrit atëherë ju jeni të pavaruar dhe pro eksperimenteve.
- Nëse gishtat janë pranë njëri tjetrit atëherë ju jeni i matur, i kujdeshëm dhe i vetë – përmbajtur.
- Nëse gishti i unazës dhe mesëm janë të ndarë, ju jeni të vështirë për t’u ndikuar nga të tjerët, nëse janë afër njëri tjetrit atëherë ju jetoni në baze të pritshmërive sociale dhe i ndjekni rregullat.
- Shikoni distancën mes gishtit tuaj të unazes dhe gishtit të vogël, nëse hapësira është e gjerë atëherë ju tentoni t’i shmangni bisedat dhe vendimet serioze, gjë e cila ndikon në lidhjen tuaj në shtëpi dhe punë, nëse është në nivel mesatar atëherë ju jeni një mendimtar i lirë./Periskopi/









