Conte ‘transferon’ ish-yllin e Juventusit

Conte ‘transferon’ ish-yllin e Juventusit

Sipas burimeve të “The Sun”, trajneri Antonio Conte ka zhvilluar një takim me mesfushorin kilian për të cilin Chelsea është e gatshme të shpenzojë plot 38 milionë sterlina.

“Nëse arrihet një marrëveshje me klubin gjerman atëherë Conte do ta ketë më të lehtë për të bindur Vidal që të veshë fanellën e Chelseas”, shkruan “The Sun”.

“Nëse un do të shkoj në luftë do ta marr Conten me vete, duhet ta shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Vidal duke konfirmuar raportet e mira që ka me trajnerin italian.

Klubi londinez nuk u tregua i gatshëm të paguajë çmimin e vendosur nga Roma për Radja Nainggolan, shumë e cila përllogaritej në 51.5 milionë sterlinash.

Kujtojmë që Conte po shfrytëzon marrëdhënien e mirë që ka me mesfushorin ku së bashku kanë qenë pjesë e skuadrës së Juventusit.

Shpërndaje në: