A po rikthehen ditët më të mira për Milanin?
Së fundmi, mediat në angli shkruajnë se gjigandi italian synon të transferojë mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.
Ky i fundit shpeshherë nuk është përfshirë fare në formacionin bazë të londinezëve dhe kjo ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Stamford Bridge.
Milani është në formë të mirë në këtë sezon dhe në rast të përforcimit me futbollistë të tillë, atëherë do të ishte një konkurrent i denj i Juventusit në garën për titullin e Serie A. /Periskopi.com



