Kompania ruse shkarkon drejtorin, aeroplani në ajër formon “penisin”
Kompania më e madhe ruse që operon me çmime të lira ka shkarkuar njërin prej zëvendës/shefave të saj pasi një aeroplan pasagjerësh u zu duke fluturuar në atë formë që bëri formën e një penisi gjatë fluturimit komercial, në mbështetje për një futbollist që po përballet me një skandal seksual.
Më 11 nëntor, një prej aeroplanëve të kompanisë ajrore Pobeda u pa se iu shmang rrugës Moskë-Jekaternburg duke bërë disa manovra të parregullta në qiell me 102 pasagjerët e pranishëm.
Agjencia e Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsia) tha se fluturimi përbënte shkelje të rregullave të sigurisë.
Komisioni fajësoi menaxhmentin e kompanisë për incidentit, sipas mediumit RBC, përcjell Periskopi.
Kompania ajrore tha se ajo gjë mund të jetë bërë nga pilotër për të mbrojtur kapitenin e kombëtares së Rusisë, Artem Dzyuban, i cili u nxor nga ekipi kombëtar pak ditë më parë pasi i doli një video e pakëndshme. /Periskopi



