TRUST-i deklaroi se po pëson sulme kibernetike, shefi i Sigurisë Kibernetike: “Duhet me pasë shpirt njeriu”
Zv.drejtori i TRUST-it, Agron Krasniqi deklaroi se faqja në internet e këtij institucioni po pësonte sulme kibernetike. Por, me çka po merret Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha.
“Është paraparë që në orën 15:00 të fillojmë me aplikimin e tërheqjes së 10% të Trustit. Siç po duket ka pasur shumë tentativa të sulmeve kibernetike andaj faqja është e paqasshme për të aplikuar”, ka thënë Krasniqi.
Por, derisa në orën 15 ishte paraparë të hapej aplikimi për të gjithë, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk po kanë qasje fare në faqen e TRUST-it për ta tërhequr 10 përqindëshin që iu takon, përcjell Periskopi.
Ai së fundi ka bërë një postim në Facebook në stilin “a iu kam thënë” ku arsyeton sulmet ndaj Vjosa Osmanit, pasi kjo duket se ka vendosur që të mos i vazhdojë kontratën fondacionit të ambasadorit dhe mikut të Kosovës, William Walkerit.
“Duhet me pasë shpirt njeriu dhe me qenë e përgjegjshme për me ditë se çka është vlera, respekti dhe shteti i dalë nga sakrifica sublime”.



