Arsyet pse Portugalia është kandidate serioze për titull

Arsyet pse Portugalia është kandidate serioze për titull

Ricardo Quaresma me një gol dramatik të shënuar në fund të shtesave i siguroi Portugalisë fitore 1:0 të shtunën ndaj Kroacisë dhe kalimin në çerekfinale të “Euro 2016”.

Përballja monotone në Lens dukej se po shkonte në penallti, derisa Quaresma nuk shënoi nga afërsia me kokë pasi portieri i Kroacisë, Danijel Subashiq vetëm kishte çuar tek ai një gjuajtje të Cristiano Ronaldos në minutën e 117-të, shkruan Sky Sports. Ishte goditja e parë e Portugalisë në portë në ndeshje.

Ivan Perishiq pak sekonda më herët kishte qëlluar shtyllën për Kroacinë, por pas golit të Quaresmas nuk pati gjasa kthimi për kroatët, përcjell Koha Ditore.

Por, a mund përfaqësuesja e udhëhequr nga Fernando Santos të arrijë deri në finale dhe të fitojë titullin? Shumë faktorë janë në favor të portugezëve.

Fati i shortit

Portugalia përfundoi vetëm e treta në Grupin F, që ishte turpërim, por funksionoi në favor të saj, pasi ajo e gjeti veten në pjesën më të favorshme të shortit. Përballë do të ketë Poloninë në çerekfinale, dhe nëse arrin të kalojë Poloninë atëherë mund të përballet me përfaqësuese si Uellsi apo Belgjika në gjysmëfinale, për të luftuar për një vend në finale./Koha/

Shpërndaje në: