Super-lajm: Pas Granitit, edhe Taulant Xhaka drejt Premier Ligës

Super-lajm: Pas Granitit, edhe Taulant Xhaka drejt Premier Ligës

Klubi i radhës që shfaq interes është West Ham, i cili madje ka gati dhe një ofertë zyrtare për mesfushorin e Kombëtares kuqezi.

Sipas prestigjiozes angleze “Mirror”, skuadra që drejtohet nga trajneri Slaven Bilic është e gatshme t’i paguajë Baselit 4 milionë paund.

Gjithashtu edhe Valencia interesohet për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares sonë. Uest Hemi kërkon ta transferojë Xhakën në merkaton e janarit pasi e sheh mesfushorin e Baselit si një element të vlefshëm për t’i shpëtuar situatës së vështirë në tabelën e klasifikimit në Premier Ligë.

Shpërndaje në: