Ish aktivisti i VV-së ‘tregon’ mbledhjen e Kurtit: Ja cili anëtar i ri u hodh nga dritarja
Ish aktivisti i VV-së tashmë i aderuar në PSD, Nol Nushi, me humor ka komentuar aderimin e fundit në partinë e Kurtit, Mustafë Bajramin.
Kurti është kritikuar shumë për anëtarësimet e disa figurave publike me të kaluar kontroverse.
Bajrami dikur kishte qenë pjesë e AAK-së dhe AKR-së, ndërsa është etiketuar gjerësisht si një “erdoganist” e “islamist”.
Nushi me anë të një ilustrimi nënkupton se Vetëvendosje të hedh nga dritarja në qoftë se propozon që anëtar i ri të bëhet dikush i cili nuk është interesxhi (person që sheh vetëm interesin vetjak).
Në këtë postim përmenden edhe emrat e Shpejtim Bulliqit (tashmë kryetar komune) dhe Haki Abazit. /Periskopi




