Zbulohet arsyeja pse Dani nuk mori pjesë në “Op Labi Party”
Por, disa nga yjet munguan këtë vit në programin festiv, kjo për arsye se një pjesë e tyre bojkotuan programin pak para se të fillonin xhirimet.
Telegrafi mëson se këngëtari i njohur pejan Ramadan Krasniqi – Dani ka refuzuar pjesmarrjen në program, dhe shkas për këtë ka qenë prezenca e këngëtares kontraverse Linda Morina.
Karriera e tij shumëvjeçare e cila i ka dhuruar titullin ‘këngëtar’, nuk ia lejon që të performojë në një program, ku e ftuar ka qenë edhe Linda.
Pjesë e programit këtë vit nuk kanë qenë as reperët Capital T dhe Ledri Vula të cilët ndodheshin jashtë shtetit.
Nora Istrefi gjithashtu ka refuzur ftesën për të qenë pjesë, e emisionit.



