Demaliaj: Ramush Haradinaj është kauza jonë, AAK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se Ramush Haradinaj është ‘kauzë e partisë së tij’ në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë të shkurtër dhënë Periskopit, Demaliaj ka folur rreth përgatitjeve që po bën AAK në zgjedhjet e ardhshme…
Periskopi: A do të kandidojë z.Ramush Haradinaj për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, apo do t’i vazhdojë ambiciet për President?
Shkumbin Demaliaj: Kandidatura e z.Haradinaj nuk është ambicie, por kauzë e AAK-së për zgjedhjet që po vijnë.
Periskopi: Më cilën parti politike e mendon AAK një koalicion parazgjedhor ose a do të garoni të vetëm?
Shkumbin Demliaj: Ne nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik dhe të shohim se si do të garojmë. Ende nuk kemi ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt politik, por më parë AAK do të garojë e vetme në zgjedhje.
Periskopi: Duke marrë parasysh çarjet e fundit që kanë ndodhur së fundmi në AAK, partia VS znj.Donika Kadaj-Bujipi, a do të jetë zonja Bujupi në listën e ardhshme të kandidatëve për deputetë?
Shkumbin Demliaj: Për listën zgjedhore vendosë Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së. Është çështje e znj. Kadaj-Bujupi të vendosë për rikandidimin e saj dhe atë kandidaturë ta vendosë para organeve të partisë. Njësoj vlen edhe për mua.
Periskopi: Si e komentoni sondazhin e fundit të publikuar nga Vetëvendosja, përkatësisht zotit Besnik Bislimi, që e nxjerr këtë parti me 55 deputetë ndërkaq Aleancën me 8?
Shkumbin Demliaj: Për sondazhe partiake dhe individuale të ndonjë subjekti nuk ia vlen të komentohet. Por e vërteta e gjithë kësaj është se AAK do të jetë befasia më e mirë e këtyre zgjedhjeve me arritjet e saj. /B.Hoti/Periskopi/



