Veturës së viteve 80-ta i bëjnë larjen e parë pas 34 vjetësh – pasi qëndroi për vite të tëra “në gjumë”, në një garazh

Veturës së viteve 80-ta i bëjnë larjen e parë pas 34 vjetësh – pasi qëndroi për vite të tëra “në gjumë”, në një garazh

Buick Grand National është pa asnjë dyshim një nga makinat më të mira të General Motors, të shitura në vitet 1980.

Edhe pse jo saktësisht e rrallë, përveç nëse do të flasim për GNX, ajo mbetet një makinë jashtëzakonisht e dëshirueshme me një pamje të mirë dhe sasi të madhe të fuqisë, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërsa vitet kalojnë, gjetja e një veturë të tillë të padëmtuar bëhet më e vështirë, por ky shembull është një përjashtim.

Me vetëm 56 milje (90 kilometra) të kaluar, ky Grand National i veçantë “është aq i mirë sa nuk ka ku të shkojë më”.

Pronari origjinal thuhet se rrallë e voziste atë përpara se ta mbyllte në një garazh ku kishte qëndruar e paprekur për gati 37 vjet.

Për fat të keq, pronari ndërroi jetë disa vjet më parë, dhe megjithëse gruaja e tij fillimisht kishte ndërmend të nxirrte makinën përsëri në rrugë, kjo nuk ndodhi kurrë.

Kështu, së fundmi, ajo vendosi ta shiste atë, dhe pronari i ri e vendosi atë në një rimorkio dhe bëri udhëtimin nga New York City në Columbus, Ohio, përcjell Telegrafi.

Njerëzit në AMMO NYC kishin për detyrë të pastronin plotësisht makinën, si dhe të hiqnin qafe disa gërvishtje të shkaktuara nga qeni i familjes.

Gjiri i motorit duhej të pastrohej gjithashtu, duke rivendosur pamjen origjinale të motorit turbo të karikuar 3.8 litra V6, i cili po prodhonte 245 kuaj fuqi.

Përtej pastrimit dhe lustrimit të makinës, pronari i ri i bëri “servisin”, zëvendësoi rezervuarin e karburantit, pompën e karburantit dhe instaloi një bateri të re.

Pjesa e fundit e videos tregon atë duke ndezur Grand National pasi ishte “në gjumë” për më shumë se tri dekada.

Interesante, ai tashmë ka vendosur ta shesë atë për shkak të “mënyrës si janë gjërat sot” dhe mungesës së hapësirës për garazh.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Tentim vjedhja në një artari në Kaçanik, pronari flet për rastin

Pronari i një artarie në Kaçanik, ku ishte tentuar një vjedhje e rëndë, ka bërë…

Kapet në flagrancë grupi prej pesë personash, tentuan të vjedhin artarinë në Kaçanik

Më 1 shkurt 2026, rreth orës 01:40, Policia e Kosovës në Kaçanik ka pranuar informacione…

Ndërron jetë gazetarja Rezarta Reçi

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë këtë të diel, pas një beteje disa-vjeçare…

Edhe Flaka Loxha stoliset me të bronztën, tri medalje për Kosovën në Sofje të Bullgarisë

Flaka Loxha ka fituar një tjetër medalje për Kosovën në European Open të xhudos, që…

Herë diell, herë shi, java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë…

I plagosuri në Mitrovicë transferohet në QKUK

Një person është plagosur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicë. Policia e ka arrestuar të…

Bora arrin deri në 1 metër, situatë e vështirë në zonat malore të Korçës

Situata është e vështirë në zonat malore të Korçës, pas reshjeve të borës. Në majë…

Lideri suprem i Iranit paralajmëron për luftë rajonale nëse ShBA-ja sulmon

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se çdo sulm do të nxiste…