Politikani zviceran, porosi të huajve: Merrni pasaportat e Zvicrës sa nuk është bërë vonë

Politikani zviceran, porosi të huajve: Merrni pasaportat e Zvicrës sa nuk është bërë vonë

Deputeti nacional, politikani i ri dhe shumë i popullarizuar i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Cedric Ëermuth u është drejtuar të huajve me një apel: “Natyralizohuni sa më shpejt sepse pas janarit 2018 nuk do të mundeni ta bëni më këtë!”.

Duke bërë këtë apelim, në emisionin televiziv “Arena” të srf e mandej edhe në facebook, Ëermuth ka pasur parasysh faktin se me hyrjen në fuqi më 1 janar 2018 të Ligjit mbi Natyralizimin, marrja e pasaportës zvicerane do të vështirësohet dukshëm, transmeton albinfo.ch. Me të renë, të drejtë për të kërkuar shtetësinë do të kenë vetëm ata të huaj që kanë lejen e përhershme të qëndrimit (Viza C), e jo si sot, kur mjafton viza B.

Edhe sipas burimeve të tjera (Komisioni Federal për Migracion) rregullimi i ri do t`ua pamundësojë natyralizimin rreth 50 mijë të huajve, kështu që shqetësimi i politikanit të ri nuk është i pabazuar.

Ëermuth ka kritikuar ligjin e ri si të paqëlluar. Prandaj thotë se apelin e vet e sheh si një shërbim që i bën demokracisë. “Nuk bën që një të katërtën e popullatës ta përjashtomë nga fushat bazike të jetës”, ka thënë ai. Sipas socialdemokratit të ri, “një pasaportë e kuqe nuk nënkupton vetëm të drejtën për pjesëmarrje  në jetën politike por edhe mbrojtje, për shembull nga dëbimi, përcjell albinfo.ch. Sidomos në kohë të vështira si sot, kjo gjë ka rëndësi enorme.

Ngjashëm me Ëermuth-in ka vepruar edhe partia e tij. Ajo, në kuvendin e djeshëm ka miratuar një rezolutë të seksionit të saj për migrantë, që synon një fushatë për natyralizimin sa më të madh të të huajve.

Ndryshe, numri i të huajve që duan pasaportën zvicerane, pas disa vitesh ngritjeje, viteve të fundit ka shënuar rënie. Vetëm çdo i njëzeti i huaj vitin  e kaluar ka bërë kërkesë për t`u natyralizuar.

 

Shpërndaje në: