Guardiola befason të gjithë: Po u jap lamtumirën si trajner

Guardiola befason të gjithë: Po u jap lamtumirën si trajner

Strategu katalunas i cili drejton Manchester Cityn, thotë se është në perëndim të karrierës së tij si trajner futbolli.

45-vjeçari shton se nuk do të drejtojë skuadra futbolli deri në moshën 60 ose 65-vjeçare.

“Unë do të jem në Manchester për tre sezonet e ardhshme, ndoshta më shumë, por unë jam duke arritur në fund të karrierës sime si trajner, për këtë jam i sigurtë”, deklaroi Guardiola.

“Unë nuk do të drejtoj skuadër deri në moshën 60 ose 65-vjeçare. Mendoj se procesi i lamtumirës sime tashmë ka filluar”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: