Rincon flet pas transferimit të tij në Juventus
Rincon u transferua si huazim nga Genoa tek Juventus për pjesën e dytë të sezonit.
Ai është shprehur se po e jeton ëndrrën dhe se është krenar që do ta veshë fanelën e ‘zonjës së vjetër’.

Rincon në stërvitje si lojtarë i ‘Zonjës së vjetër’
“Këto ditë po jetojë një ëndërr. Falënderoj shoqërinë që më besuan. Këtu po adoptohem shpejt me të tjerët pasi ka edhe shumë ameriko-latinë”.

Tomas Rincon, Juventus
“Njoh Sturaron dhe Mandragora që do të më ndihmojnë shumë. Pastaj është edhe Buffon, për mua portieri numër një në botë”.
“Nuk kisha asnjë dyshim për ta pranuar ofertën. Këtu do të jap gjithçka për të fituar. Zgjodha numrin 28 për shkak të moshës time dhe ditës që mbërrita në Torino”
“Jam gati për ndeshjen me Bolognan. Jam përshëndetur me Allegrin, kemi punuar, por nuk kemi biseduar ende për rolin tim në ekip”.
“Në Venezuelë e kanë pritur të gjithë mirë lëvizjen time tek Juventus. Jam krenar për këtë”, ka thënë Rincon.

Rincon do të ketë konkurrencë nga Marchisio
Rincon do ta ketë të vështirë të bëjë vend në formacionin e Allegrit, pasi që do të ketë konkurrencë nga Marchisio, Pjanic, Khedira e Sturaro. /Periskopi/



