Llapjani ‘qet’ në shitje kuponët fiskalë, thotë se ka nga të gjitha shumat (Foto)
Në një nga grupet në Facebook, në “Shes-Blej”, një person ka ofertuar kuponë fiskalë për shitje.
Madje, personi me inicialet A.G, lokacioni i të cilit thuhet se është Podujeva, thotë se ka për shitje kuponë nga të gjitha shumat.
“Shes kupona fiskalë të të gjitha shumave duke përfshi shuma mbi 400 euro. Kuponat fiskalë, në sasi mbi 150 copë”, shkruan ai.
Përtej mahive, kjo gjë tregon edhe për varfërinë gjithnjë e më të madhe në Kosovë. /Periskopi/





