Arsenali nga 0-3 në 3-3 ndaj Bournemouth (Video)

Arsenali nga 0-3 në 3-3 ndaj Bournemouth (Video)

Arsenali që ishte favoritë për të fituar ndeshjen, u shokua në minutën e 15’ të takimit kur vendasit kaluan në epërsië përmes mbrojtësit të majt, Charlie Daniels.

daniels

Charlie Daniels shënoi për 1 me 0

 

‘Cherries’ që nga ajo minutë morrën lojën në kontrollë dhe fituan edhe një penalti në minutën e 21’ të shkaktuar nga Granit Xhaka.

Penaltin e konvertoi sulmuesi Callum Wilson për rezultatin 2 me 0.

wilson

Calum Wilson realizoi nga pika e bardh për 2 me 0

 

‘Topqinjtë’ nuk kishin asnjë rast të mirë në pjesë të parë, me rezultatin 2 me 0 përfundoi pjesa e parë.

Skuadra e Arsene Ëenger e filloi pjesën e dytë më mirë, ku morri posedimin e topit dhe kontrollonte mesfushën por ata u goditën në minutën e 58’ nga Hary Fraser i cili përfitoi nga gabimi i Bellerin për të shënuar për rezultatin 3 me 0.

Ëenger bëri zëvendsime ku inkuadroi Lucas Perezin dhe Gabriel Paulita, në pjesë të parë kishte inkuadruar anglezin Chamberlain.

Gjithqka filloi në minutën e 70’ kur Sanchez përfitoi nga një top i devijuar nga Giroud, për të ngushtuar epërsinë në 3 më 1.

sanchez

Sanchez e ngushtoi epërsinë në 3 me 1

 

Arsenali morri kontrollin e lojës totalisht që nga ai moment dhe më nuk shikoi prapa. Pas një aksioni të gjatë Giroud arriti të asistoj për sulmuesin spanjoll Lucas Perez i cili shënoi për 3 me 2.

perez-12-1

Perez realizoi për 3 me 2

 

Skuadra vendase u goditë rëndë në minutën e 83’ të takimit, pasi që kapiteni i skuadrës u ndëshkua me karton të kuq nga Miachel Oliver për ndërhyrjen në Aroon Ramsey.

Arsenali arriti të barazojë rezultatin në minutën e 91’ të kohës shtesë, përmes sulmuesit francez Oliver Giroud.

giroud

Giroud asistoi dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 91′

 

Arsenali me këtë barazim mbetet në pozitën e katërt me  41 pikë ndërsa Bournemouth rënditet në pozitën e nëntë me 25 pikë. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=ISJxz6OPfvc

 

Shpërndaje në: