A e keni pritur një deklaratë të tillë nga Guardiola?
Por, Pep Guardiola insiston se Cityt i duhet të kualifikohet vazhdimisht në dekadën e ardhshme në Ligën e Kampionëve për ta zënë rivalin e qyteti, Manchester Unitedin.
“Ne nuk kemi histori me këtë fanellë si Barcelona, Juventusi, Bayern Munich apo Manchester United”, ka deklaruar Guardiola.
“Duhet të jemi çdo vit në Ligën e Kampionëve në dekadën e ardhshme. Kjo është më e rëndësishme për këtë klub sesa të fitoj një titull, më besoni, më shumë se kaq”, ka theksuar ai.



