A do të thotë kjo se Morata po kthehet te Juventus?
Sulmuesi i Real Madridit është bërë një ndër emrat më të përmendur në këtë merkato të transferimeve.
Dje, mediat europian shkruan se spanjolli 24-vjeçar mund të rikthehet te bardhezinjtë, pasi nuk e ka të sigurtë vendin në formacionin e Los Blancos.
Dhe, një gjë të tillë nuk e ka mohuar as drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta.
“Morata është i lidhur emocionalisht me Italinë dhe Juventusin”, deklaroi Marotta për mediat italiane.
“E dimë se është në kontakt të vazhdueshëm me futbollistët tanë por ende është futbollist i Real Madridit dhe duhet të tregojmë respekt”, theksoi ai. /Periskopi.com



