Milani gati të shesë yllin kryesor në Kinë
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se sulmuesi Carlos Bacca mund të përfundojë në Kinë.
Reprezentuesi kolumbian ka zgjuar interesim nga Kina dhe “Rossonerët” nuk janë kundër shitjes së tij për një ofertë të mirë, përcjell “lajmi.net”.
Bacca së fundmi është spekuluar me largim nga Milan.
Por, destinacioni i ri në Kinë është lajmi i madh i ditës nga “Tuttosport”.



