Sadiku: Mund të kaloj te kjo skuadër
Duke folur për “tio.ch”, Sadiku ka konfirmuar se e ardhmja mund ta shohë sërish te bardhezinjtë, raporton Albeu.
“E njoh mjaft mirë Luganon dhe ambientin që e rrethon. Gjatë kohës që isha pjesë e kësaj skuadre kam kaluar një periudhë shumë të mirë, por nuk mundëm që ta ngjisim skuadrën në Superligë. Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ekipi po lufton për të mbijetuar. Sa i përket Trammezzanit … nuk mund të flas ndryshe ve se për mirë.
Di që palët po bisedojnë, agjenti im po merret me situatën dhe të shohim si do ecin gjërat. Në këtë moment preferoj të mos flas dhe të pres si do të zhvillohen ngjarjet”.
Sadiku që prej marrjes së drejtimit nga Trammezani përflitet për një kalim të mundshëm te Lugano. Ditët në vijim do të jenë vendimtare.



