Pse është kaq e vështirë për ne të mbajmë mend se çfarë ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

Pse është kaq e vështirë për ne të mbajmë mend se çfarë ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

Thonë se personalitetet tona janë formuar në fëmijërinë tonë, por sa ironike është që mezi mbajmë mend ndonjë gjë nga fëmijëria. Ky fenomen ju ndodh të gjithë njerëzve dhe madje ka edhe një term zyrtar-amnezi fëmijërie. Teksa rritemi, ne harrojmë njerëzit, ngjarjet dhe madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë.

Ka ende shumë kërkime aktive mbi këtë temë, por më poshtë mund të lexoni disa informacione vërtet të rëndësishme rreth këtij fenomeni që shpesh mund ta keni çuar ndër mend:

Çfarë është amnezia e fëmijërisë dhe kur ndodh?

Amnezia e fëmijërisë është pamundësia e të rriturve për të kujtuar detajet e ngjarjeve apo edhe ngjarjet e plota që u kanë ndodhur para moshës 4-vjeçare. Disa studiues shkuan edhe me tej dhe zbuluan se fëmijët para moshës 7 vjeç janë në gjendje të kujtojnë 60% ose në shumë të ngjarjeve të së shkuarës së tyre. Ndërsa fëmijët 8 dhe 9 vjeç, mund të kujtojnë deri në 40%. Kjo do të thotë se teksa ne kalojmë në faza të ndryshme të zhvillimit tonë, aq më pak kujtojmë ato që kanë kaluar.

Kujtimet tona janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të folur

Një nga teoritë, pse nuk i ruajmë kujtimet tona të fëmijërisë është se nuk mund të komunikonim verbalisht në atë kohë. Kur flasim për një kujtim, ne përdorim fjalë dhe mund ta përshkruajmë atë me shumë detaje. Shumica e foshnjeve nuk fillojnë të flasin para moshës 2 vjeç, kështu që ata thjesht nuk janë në gjendje të krijojnë një kujtesë kohezive.

Prindërit tanë ndryshojnë versionin e historive

Një studim tjetër tregon se prindërit tanë janë në gjendje të ndryshojnë rrëfimin e fëmijërisë sonë. Mendoni për këtë: kur nuk mbani mend diçka ju prireni t’i kërkoni nënës ose babait t’ju ndihmojnë që ta kujtoni. Mirëpo, ata mund të kenë versione të ndryshme të historisë, sepse ashtu e mbajnë mend dhe ata. Kjo gjë juve ju konfuzon akoma edhe më tepër.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Sejdiu: Qeveria flet për 85 mijë vende pune, realiteti tregon vetëm 31 mijë dhe ikje masive nga Kosova

Analisti Dardan Sejdiu ka hedhur dyshime mbi pretendimet e Qeverisë së Kosovës për krijimin e…

Brahimaj në Rahovec: Daka Wine dhe Eko Wine, shembuj të mirë të përkushtimit ndaj punës

Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj vizituar dy bodrumet me verë në Rahovec, raporton…

Zhduket Pemlushe Sadrijaj, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e Pemlushe Sadrijaj, e cila është zhdukur,…

Balla: Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamadanin vija, vija” dhe plot hite të tjera

Deputeti dhe udhëheqësi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas vdekjes së…

Beqa në Prizren: Me shokët e luftës dhe të paqes, të mobilizuar për fitoren e madhe

Kandidati i PDK për deputet, Hajdar Beqa ka shkuar në Prizren, ku ka takuar shokët…

Ndërprerje të rrymës shkaku i mbingarkesës, bizneset ankohen për dëme

Ngjashëm si fundvitin e kaluar, shumë qytetarë të Kosovës po përballen sërish me ndërprerje të…

KQZ përmbyllë akreditimin e vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës mori vendim për akreditimin e grupit të…

Banorëve të Lubizhdës “u bëhet boll”: Bllokojnë rrugët pasi s’kanë rrymë për një kohë gjatë

Banorët e fshatit Lubizhdë në Malishevë, kanë bllokuar rrugën. Kjo për shkak të reduktimeve të…